Botë
Sulm vetëvrasës në Kabul: 95 të vrarë 158 të plagosur
27.01.2018 14:17
95 persona kanë humbur jetën ndërsa 158 kanë mbetur të plagosur në një sulm vetëvrasës në pjesën qendrore të kryeqytetit afgan Kabul...

Policia në Kabul, bëri të ditur se sulmi ka ndodhur sot pas mesditës, sipas kohës lokale, në Sheshin Sadarat, afër ndërtesave qeveritare, ambasadave të jashtme dhe objekteve tregtare.
Sipas Ministrisë së brendshme afgane, sumuesi e ka shfrytëzuar një autoambulancë për t’i kaluar kontrollet dhe pastaj e ka aktivizuar eksplozivin në makinë.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka pretenduar se këtë sulm e kanë kryer militantët talibanë.
