Maqedoni

Kujdes nga të ushqyerit në periudhën e verës

12.07.2014 18:57

Helmimet nga ushqimi janë shumë të shpeshta në periudhen e verës...

Helmimet nga ushqimi janë shumë  të  shpeshta në  periudhen e verës. Një ndër arsyet kryesore janë temperaturat e larta dhe lagështia e ajrit që u mundësojnë bakterieve të shumohen..
 
Sipas Infektologut Ilir Demiri, në Klinikën për sëmundje infektive janë hospitalizuar  66 pacientë të cilët kanë konsumuar ushqim të kontaminuar.Tek këta pacientë vërehen simptome të qarta të cilave duhet tu kushtohet rëndësi dhe urgjetisht të kërkohet ndihmë mjekësore.
 
“Shenja klinike qartë të dallueshme sic janë me tempertaturë të lartë jo gjithmonë të shoqëruara me dhimbje barku barkqitje dhe të vjellura.Numri i të hospitaliyuarve me këtë pasqyrë klinike të gastroeneterokolititit ose intoksikacionit”, shprehet infektologu Ilir Demiri.
 
Për të parandaluar helmimet me rëndësi është që  të kemi kujdes gjatë gatimit dhe ruajtjes së ushqimit.
 
“Ushqimet e ftohta preferohet që temperature të jetë jo më e lartë se 4 gradë celsius dhe ushqimet e ngrohta temperature deri ne 60 grad celsius.Bakteriet më mirë shumohen në temperature prej katër deri në 60 gradë celsius”, shprehet infektologu Ilir Demiri.
 
Simptomet e helmimit paraqiten gajtë 24 orëve ndërsa kujdes të vecantë duhet të kemi gjat konsumimit të mishit të ngrirë dhe ëmbëlsirave të cilat nëse nuk ruhen sic duhet janë ndër shkaktarët kryesorë të helmimeve.
 
FLUTURA LATIFI