Maqedoni

Cipras në takim me liderët e politikës greke: Micotakis kritik për dialogun rreth emrit

27.01.2018 15:44

Kryetari i partis më të madhe greke në opozitë Demokracia e Re Kirijakos Micotakis nuk i ka dhënë përkrahje kryeminsitrit grek Aleksis Cipras...

Kryetari i partis më të madhe greke në opozitë Demokracia e Re Kirijakos Micotakis nuk i ka dhënë përkrahje kryeminsitrit grek Aleksis Cipras për konsenzus të gjër nacional për kontestin me emrin e Maqedonisë.
 
Madje Micotakis në një prononcim nga zyra e tij pas takimit me kryeminsitrin Cipras ka kritikuar mënyrën se si qeveria greke po menaxhon këtë çështje.
 
“Mënyra se si po zhvillohen bisedimet shkakton shqetsim serioz.Qeveria tanimë ka bërë lëshime pa marr shkëmbime konkrete të pa kthyeshme për vendin tonë. Lëshimi shum serioz i zotit Cipras, direkt dhe publikisht ta vendos çëstjen e ndryshimit të Kushtetutës së vendit fqinj, si parakusht i domosdoshëm për çfardo parakushtesh për bisedime, e dobëson linjën nacionale. Fragmentimi i zgjidhjes në çështje të ndara, nuk mund të pranohet, sepse drejtëpërdrejt i fundos interest e Greqisë”, shprehet kryetari i Demokracisë së Re në Greqi, Kirijakos Micotakis. 
 
Micotakis ka kritikuar qeverinë edhe për shkak të mosarritjes së konsenzusit para fillimit të bisedimeve. 
 
“Çështja e Shkupit nuk është vetëm çështje e politikës së jashtme. Ka të bëjë me vetëdijen tonë nacionale, historin tone dhe në fund edhe vet identitetin e grekëve”, shprehet kryetari i Demokracisë së Re në Greqi, Kirijakos Micotakis.
 
Takimi Cipras-Micotakis ka zgjatur 45 minuta ndërsa Cipras është larguar pa dhën deklaratë.  Por në një reagim të qeverisë greke thuhet se një reagim i tillë i Micotakis ka qenë i pritur, pasi ai ka vendosur ta zgjedhe rrugën më të lehtë të papërgjegjësisë.   
 
“Vendit i duhet pushtet i vendosur të ec rrugën e vështirë, ti mbroj interest nacionale, e jo rruga e lehtë që shpie në qorrsokak”, thuhet në reagimkin e qeverisë Greke.
 
Kryeministri grek Cipras ka takuar edhe përfaqësues të Koalicionit demokratik, partis, komuniste greke dhe lidhjes së centralistëve, ndërsa ka takuar edhe krerët e partive që janë pjesë e koalicionit qeveritar. 
 
GYLTENE SINANI