Maqedoni
Qytetarë të shumt dhe zyrtarë për ngushllime te familja Zulbehari
27.01.2018 16:21
Pas vorrosjes së 5 anëtarëve të familjes Zulbehari, nga Tetova të cilët humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në shtëpinë e tyre mëngjesin e së enjtes...

Pas vorrosjes së 5 anëtarëve të familjes Zulbehari, nga Tetova të cilët humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në shtëpinë e tyre mëngjesin e së enjtes, qytetarë të shumt përfshi edhe zyrtar shtetëror prej dje shkojnë për të ngushlluar këtë familje dhe për të ndarë dhimbjet për tragjedinë e madhe.
Në ngushlime familjes ishin edhe zv.kryeministrin Hazbi Lika,kryetarja e Tetovës Teuta Arifi si dhe ministrat Suhej Fazliu, Milla Carovska dhe Oliver Spasovski.
Ky I fundit ka bërë të ditur se ende po punohet në zbardhjen e asaj se çka e shkaktoi zjarrin. Por Spasovski thot se fatkeqësia mund të kishtë ardhur si pasojë e instalimit të vjetruar elektirk ose nga ngrohja.
“Po bëhen ekspertizat dhe të gjitha punët janë kryer nga ana e SPB-Tetovë dhe do të përfundojë edhe ekspertiza dhe me saktësi do të vërtetojmë shkaqet. Kemi informacione se ngjarja mund të kishte ndodhur si pasojë e instalacionit të vjetëruar ose prej nxemjes dhe këtë duhet ta dëshmojë ekspertiza”, shprehet ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Komuna e Tetovës ka shpallur tre ditë zie për tragjedinë në familjen Zulbehari duke ulur flamujt në gjysmë shtizë.
Këshillit komunal mor vendim që familjes Zulbehari, t’i ndahet një ndihmë financiare prej 2 milion denarësh, si dhe ndihmë për rindërtimin e shtëpisë. Ndërsa Qeveria, i ka ndarë 300 mijë denarë kësaj familjeje.
VISAR SADIKI
