Maqedoni
IN MEMORIAM
27.01.2018 17:14
Ka ndërruar jetë ish deputeti Sali Ramadani, i cili njihet si deputeti i parë që shpalosi flamurin shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë...

Ish deputeti Sali Ramadani ishte një protagonistë i politikës shqiptare në Maqedoni që nga vitet e 90-ta si deputet i PPD e më vonë edhe i PDSH-së.
Ai më 8 korrik të vitit 1997 nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë nxorri flamurin kombëtar, pas çka Kryetar I atëhershëm i Parlamentit Tito Petkovski, reagoi ashpër, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve për heqjen e deputetit Ramdani nga foltorja.
Sali Ramadani ka lindur në Kerçovë në vitin 1939 ndersa një pjesë të jetes së tij e kaloi ne Prishtinë.
