Maqedoni

Intensifiokohen takimet për zgjidhjen e kontestit, negociatori Nimic javën që vjen viziton Shkupin; Takimi Zaev- Cipras, Zyberi: Hap i madh drejt zgjidhjes së kontestit

27.01.2018 18:32

Maqedonia gjendet ne nje faze serioze te zhvillimeve ne drejtim te zgjidhjes se kontestit shum vjecar te emrit me palen greke...

Ky seriozitet shihet edhe  ne intensifikimin e  takimeve te shumta me faktorin ndërkombëtare, dhe së fundmi edhe vizita që pritet të realizohet  javën që vjen të ndëmrejtësit  Metju  Nimic  me palët kontestuese, thotë per TVM2 njohesi I rrethanave politike ne vend,  Naser  Zyberi.
 
“Mediatori Nimic veçmë ka hartuar kornizën për bisedat e ardhshme dhe bisedat do të transferohen nga Nju Jorku në Shkup dhe Athinë. Me ndërhyrje të drejpërdrejtë të dy minsitrave të jashtëm jepet shpresë se definitivisht kontesti për emrin po hyn në ujra më të qeta dhe shansa më reale për tu zgjidhur”, shprehet analisti politik Naser Zyberi.
 
Për ekspertin juridik Naser Zyberi, vullnet për të tejkaluar këtë problem I cili po bllokon proceset integruese të vendit e sheh edhe tek takimi I realizuar ditë më pare në DAvos mes kryeministrit ZAev dhe homologut të tij grek Alexis Cipras.
 
Takimi i dy  kryeministrave  I cili u realizua me dyer të mbyllura dhe I cili zgjati rreth 3 orë, tregoi gatishmërinë dhe vullnetin e të dyja palëve për të biseduar më seriozisht për emrin dhe zgjidhjen e tij. Dy kryeminsitrat treguan gatishmeri për gjetjen e zgjidhjes.
 
Kreu I ekzekutivit grek Cipras tha se nuk do të bllokojë fazat e  mëtutjeshme të marrëveshjeve të Maqedonisë me BE-në kurse kryeministri Zaev  deklaroi se është I gatshëm që të heqë dorë nga emertimi  aktual  të  aeroportit  dhe autostradës .
 
“Takimi i Davosit bëri edhe një hap më tutje sepse  nuk ishte vetëm shtrëngim  duarsh mes dy kryeministrave por rezultoi edhe me deklarata që konkretizoi veprimet në drejtim të krijimit të një atmosfere më të mirë për të gjetur një rrugëdalje drejt marrëveshjes finale për zgjidhjen e kontestit mes emrit. Kryeminsitri i Greqisë bëri dy deklarata jashtzakonisht të rëndësishme se nuk do ta bllokojë  fazën e dytë të MSA-së dhe se nuk do ta bllokojë Maqedoninë në asociacionin regjional, Adritatik Joni”, theksoi analisti politik Naser Zyberi.
 
Javën e ardhëshme pritet që mediatori  Nimic do të qëndrojë  fillimisht në Athinë  dhe më pas në Shkup   per të analizuar  idetë dhe mendimet e përfshira në kornizën e dorëzuar në takimin parparak me  palët më 15 janar në Nju Jork.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU