Botë

Tiranë, opozita në protesta antiqeveritare

27.01.2018 18:48

Opozita shqiptare ka mbajtur sot protestën e paralajmëruar prej një muaji, duke kërkuar largimin e qeverisë Rama, si të lidhur me krimin...

Mijëra shqiptarë kanë zbarkuar në sheshin Skënderbej, me pankarta ku kërkohej largimi i kryeministrit si dhe më shumë punë, e drejtësi për ta.
 
Protesta ka kulmuar me fjalimin e liderit demokrat Lulzim Basha dhe asaj të lëvizjes socialiste për integrim, të cilët kanë bërë të ditur se qeverisë i ka ardhur fundi.
 
E mbikëqyrur nga masa të rrepta sigurie dhe rreth 2 mijë policë, protesta ka nisur fillimisht me marshimin e disa të rinjve demokratë, të cilët për herë të parë kanë sjellë disa simbole të veccanta, kundër qeverisë. 
 
Të rinjtë mbarnin ne duar dy banderola dhe një kurorë me simbolikën e kanabisit dhe fotot e kryeministrit , ish-ministrit Saimir Tahiri dhe disa kriminelëve me të cilët supozohet se Tahiri ka pasur lidhje.
 
Pjese e ketij instalacioni eshte edhe nje divan, ku Edi Rama eshte i ulur me te njejtet kriminele. Ndërsa simbolika e LSI është tepsia, që Rama e ka përdorur kundër saj gjatë fushatës elektorale. 
 
LULJETA NDOKA