Maqedoni
VMRO-DPMNE: LSDM të tërhiqet nga ligji për gjuhët
27.01.2018 19:01
VMRO-DPMNE ka parashtura 19.350 amendamente rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili të hënën duhet të jetë para deputetëve...

Madje ky numër nuk është përfundimtar sepse deputet të kësaj partie kanë paralajmëruar se do të dërgohen edhe amandamente tjera.
Nga kjo parti në këtë mënyrë tentojnë të bllokojnë rivotimin e propozim ligjit, pasi të njejtin pas votimit të parë refuzoi ta nënshkruaj presidenti Ivanov.
Poashtu VMRO sod ka ftuar LSDM-në që të tërhiqet nga propozim ligji për përdorimin e gjuhëve pasi siç tha Orce Gjorgjievski nga kjo parti edhe presidenti e ka konfirmuar se ai është kundërkushtetues.
“Apelojmë deri te LSDM që të tërheqë këtë Ligj antikushtetus. Të vetëdijesohen dhe të mos e lëshojnë shansin që ky ligj të jetë integrues dhe jo diçka që na ndanë. Ligji për dygjuhësi të cilin LSDM me insistim e kërkon është në tërsi në kundërshtim me kushtetutën dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. VMRO-DPMNE do të sjellë amendamente në Kuvend, me qëllim harmonizimin e ligjit dhe Kushtetutën e vendit”, shprehet Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE.
