Maqedoni

Mbajtja e syzeve të mira, mbrojnë sytë nga dielli

12.07.2014 19:17

Syzet janë aksesore të rëndësishëm gjate verës, jo vetëm që mbrojnë sytë nga dielli...

Syzet janë aksesore të rëndësishëm gjate verës, jo vetëm që  mbrojnë sytë nga dielli, por na tregojnë edhe me elegante. Gjithsesi kujdes, disa mund te jenë të dëmshme.
 
Ato janë mjeti më i mirë mbrojtës i syve. Megjithatë, në vendin tonë sipas studimeve rezulton që përdorimi i tyre është kthyer në modë për estetikë, pa u shqetësuar fare për shëndetin e tyre.
 
Janë moshat nga me të ndryshme që s’i vënë rëndësi përdorimit të syzeve të diellit me efekte mbrojtëse. Por ka dhe te tillë të cilët këtë pjesë e kanë shumë me kujdes.  TVM-2 pyeti qytetarët, çfarë lloj syzash preferojnë,  syze dielli  cilësore, apo syze të lira tregu. 
 
“Unë  si i kuptojë  shumë syzat, mbajë  çfarë  gjej, por në  përgjethësi i mbaj orgjinale. Ku i bleni zakonisht ata? Këtu, ose djali im i blenë  gjithmon orgjinal nga dyqanet speciale...”, shprehet qytetari.
 
“I blejë rallë unë, por zakonisht ata i mar në pazar...” , shprehet qytetari.
 
”Çfar syza mbani?-Armani. Armani të pazarit apo të dyqanëve? Po origjinal i mbaj”, shprehet qytetari.
 
Kjo është dilema e zakonshme  të cilën  në këtë periudhë  të vitit  paraqitet  te qytetarët. Në momente kur rrezet e diellit nga ditë në ditë  janë më të forta , rrallë  herë , gjatë përdorimit ose  të blerjes të syzave të diellit i parashtrojmë pyetje vetës, çfarë syzash duhet të blejmë. Shpesh herë  xhamat shumëngjurëshe  të syzave, dhe syzat kineze  na duken  “TREND”  por  ato  jo gjithmon  na mbrojnë nga dielli.
 
Përdorimi i një palë syzash dielli të mirë mund tju mbroj shumë jo vetëm sytë por edhe lëkurën rreth syve. Sipas specialistëve, nuk ka rëndësi  se  çfarë ngjyrë  janë  xhamat e syzave, e rëndësishme është që ata tju mbrojnë nga rrezet e djellit.  Kujdes më të madh gjat përzgjedhjen e syzave  duhet të tregojnë personat që vuajnë nga sëmundjet oftalmologjike. 
 
Përpara se të blihen syzet e diellit është shumë e nevojshme që të gjithë njerëzit të bëjnë një konsultë me mjekun okulist, pasi përveç pamjes, duhet patur parasysh se syzet e diellit janë i vetmi filtër mbrojtës për sytë tanë. 
 
“Unë i këshilloj  qytetarët dhe telespektartorët tuaj që gjatë kësaj periudhe të mbajnë syza  djelli. Unë, personalisht nuk do të  kisha ndarë  cilësin   mes syzave të shtrenjta dhe syzave të lira, por ato do ti kisha ndarë,në  syza djelli me perfomansa të mira, dhe me perfomansa të  dobëta.  Nuk jam dakord me atë se syzat e  shtrenjta janë  gjithmon më cilësore, se ato të lirat. Qytetarët të cilët blejnë syza djelli në këtë periudhë duhet ti pyesin shitësit  për çertifikatën dhe perfomanasat e syzave të diellit, që do të thotë se syzat  e diellit duhet  të kenë UV A dhe UV B filter  mbrojtjëse, sepse  këto janë ata  perfomansa të cilët  mbrojnë syrin nga  rrezet e djellit e jo çmimi i syzave....”, Dr. i oftamologjis Hristijan Duma.
 
Shitësit e syzave të diellit, thonë se  qytetarët në përgjithësi, janë të interesuar për syza cilësore, mirëpo situata  ekonomike jo shpesh herë u lejon ti blejnë ato.
 
“Po, ka interesim për të blerë syza cilësore, mirpo situata ekonomike e qytetarëve e bënë të vetën. Interesim ka pothuajse, të gjithë dëshirojnë të mbajnë  syza cilësore”, shprehet optikanja Albena Saraçini.
 
Pasi gjatë stinës së verës shtohet pluhuri dhe mikrobet e shumta që lëvizin bashkë me ajrin. Syzet më ngjyrë të errët janë më të këshillueshme pasi ato parandalojnë ngacmimet e rrezeve të dritës mbi sy. Shumë kujdes duhet patur kur blihen në rrugë, pasi në shumë raste mund të jenë të një cilësie të dobët.
 
Prandaj në rastë se nuk keni mundësi për të blerë  një pal syze  cilësore, të cilët do tu  mundësojnë sado pak një mbrojte të syve, atëherë doktorët rekomandojnë, që ne vend  të përdorimit te syzave jocilësore të tregut, ta  leni  syrin  vetvetiu ta krijoi sekretin mbrojtjes.
 
REXHEP ISMAILI