Botë

Kasami: Nuk jemi ftuar në takimin e liderëve

27.01.2018 19:48

Milos Zeman, është rizgjedhur president i Çekisë edhe për një mandat pesëvjeçar...

Rezultatet zyrtare pas numërimit të 96.87% të fletëvotimeve tregojnë se Zeman ka fituar me 51.95% të votave, ndërsa rivali i tij proevropian, Jiri Drahos, i ka fituar 48.04%. 

Drahos i cili dikur ishte kryetar i Akademisë së Shkencave të Çekisë e ka pranuar disfatën, ndërsa 73 vjeçari Zeman, prej vitit 2003 është president i Çekisë, që është në masë të madhe funksion ceremonial.

Ai ka shkaktuar kundërthënie duke shprehur pikëpamje kundër migrantëve, pastaj me denigrim të myslimanëve dhe përmirësim të raporteve me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në kohën kur shumë në Evropë kanë shprehur shqetësim për përzierjen e Moskës në punët dhe në zgjedhjet perëndimore.Zeman, po ashtu, synon marrëdhënie më të afërta me Kinën.