Futboll

Gjermania - Argjentina për titullin e më të madhit në botë

12.07.2014 19:40

Brazili I karnevaleve më të bukura në botë, tash më po I numron orët dhe minutat deri në fillimin e finales së madhe mes

Brazili I karnevaleve më të bukura në botë, tash më po I numron orët dhe minutat deri në fillimin e finales së madhe mes:  Gjermanëve të evropës dhe Argjentinës Latinoamerikane.

Dilema është hamletiane e cila sillet mes dyshimit se valle dhe arxhentina do ta përjeton fatin e kariokëve apo thjesht gjermanët festuan aq lehtë ngase hulio cezar dhe david lluis me shokët nuk e paten natën. Megjithatë, të gjithë janë të opinionit se të dielen, në marakanën lexhendare, pas fishkëllimës së fundit të arbitrit Italian Nikola Ricoli I cili do të ndaj drejtësin në këtë ndeshje historike do të luhet ‘”tangoja arxhentinase apo do të sundoj makineria gjermane. Emërimii Ricolit ka acaruar gjermanët, pasi ishte edhe trajneri I Belgjikes Vilmotc qe akuzoi Ricolin per favorizim të arxhentinasve. Gjyqtari 42 vjcar ka referuar dy ndeshjet ku luajti Argjentina dhe që të dyja I fitoi. 

Gjermaniana bindi të gjithë se është toka më pjellore në botë për prodhimin e futbollistëve të talentuar. Këtë më së miri e dëshmon kjo gjeneratë e futbollistëve të artë ku është edhe shqiptari nga gostivari I Maqedonisë Shkodran Mustafi, I cili mund të bëhet shqiptari I parë që stoliset me medalje, në rast se pancerat arijnë të fitojnë kupën e botës.

Gjermanët po marrin pjesë për here të 18 në mundialet e futbollit me c’rast armata e gjenralit Joakim Lev po shkruan vargjet më të bukura të futbollit gjerman, evropian dhe atij botërorë. Mund të habiteni nga një ankete e zhvilluar ne shtetin gjerman para startit të kampionatit botërorë ku 27 përqint kanë deklaruar se pancerët nuk do të kalojnë as grupin, 15 përqind kanë thënë se do të eliminohen në 1-8 e finales, 22 përqind në cerekfinale, 16 në gjysmefinale, 7 në finale dhe vetëm 13 për qind kanë deklaruar se Gjermania do ta fitojë trofeun.

Ndërsa sot Rio është e okupuar nga gjermanët për ti dhënë përkrahje kombëtares së tyre, ku sipas informatave të cilët I kemi, vetëm për 30 minuta janë shitur biletat e carter fluturimeve ku kanë paguar 1920 euro ne person fluturimin dhe 516 biletën në rendin e dytë të stadiumit legjendar marakana. Kjo tregon se interesimi është tejet I madh.

Bileta mund të blihen edhe në tregun e zi ku cmimi në cdo minutë ritet dhe për momentin mund të kushtojë nga 2 mije deri më 10 mijë euro. Nga ana tjetër nuk kanë mundur të mungojnë edhe tifozët arxhentinas ku këtu në Rio kanë aritur mbi 100 mijë tifoz, me crast adrenalina e futbollit ka aritur kulmin. Edhe brazilianët natën e finales do të përkrahin fqinjtë e tyre, ngase edhe vetë idhulli I kariokëve Nejmar deklaroi se do të bëjë tifo për Mesin.

Me një fjalë finalja Gjermani – Argjentinë ka blinduar Rio De Zhaneriron ku autoritetet braziliane deklarojnë se po planifikojnë operacionin më të madh të sigurisë deri më tani, ku mbi 25 mijë forca sigurie do të vendosen në qytet. Për Gjermaninë dhe Argjentinën eshte e treta e vertëta, ndërsa të gjiyh sytë janë mbi dy yjet e kombëtarve Lionel Mesi dhe Tomas Myler. Deri tani gjermani ka shënuar 5 herë kundrejt 4 të pleshtit, ndërsa marakana do të tregojë se kush do të jetë fituesi I duelit, katër herë fituesi I topit të artë, apo futbollisti I bajernit të Munihut që mbanë mbi supe një mbiemër të rëndë.

    Me pietet flitet edhe për takimin tjetër, apo finalen e vogël mes brazilit dhe holandës për vendin e 3-të. Van Gal dhe Filipe Skolari do të orvaten të shlyejnë vuajtjet dhe lotët që nuk janë tharë ende, shumë zhgënjim e më pas asgjë…boshllëk dhe dhimbje pa fund. Dy kombetare që ëndrat ju kthyen në mankth brenda një takimi, sepse Brazili vazhdon të lëpijë plagët nga ajo torturë që I shkaktoi Gjermania, ndërsa Tulipanët ende nuk arrinë të besojnë se ishte ruleta e 11 metërshit që e nxori jashtë garës për titull. 

Ky takim do te zhvollohet ne kryeqytetin Brazilit Brazilia në stadiumin Nacional me një kapacitet prej 70 mije ulëse. Sa I përket bilansit mes këtyre dy kombëtareve janë takuar katër herë në kupat e botës, dhe sa herë ka ndodhur kjo njëra prej reprezentacioneve ka shkuar në finale. Edhe kjo sfidë është finale, por e vogel, pasiqë përballen për vendin e tretë. Askush prej Brazilit dhe Holandës nuk dëshiron të luaj këtë ndeshje por regullat janë regulla dhe duhet respektuar. Në botërororë dy takime I kanë takuar tulipaneve, ndërsa Brazili I ka shkelur vetëm një herë. Nga 11 sfida gjithsejt të zhvilluara 5 janë barazime dhe cdo skuadër numëron nga tre fitore. Për holandën kjo do të jetë përballja e dytë për vendin e tretë ndërsa për brazilin hera e katërt ku selecao ka fituar dy dhe ka humbur një finale të vogël.

I kyhehemi edhe pak finales ku e gjith bota me sy e vesh do të jenë në marakanën lexhendare e cila është e gatshme ti përqafon nga njëra anë: tomas milerin, klosen, shfajshtangerin, shkodran mustafin, humelsin, toni krosin, Filip Lahm, e nga ana tjetër: lionel Messin, agueron, higuainin, maskeranon, dhe të gjithë të tjerët të cilët do të jenë pjesë e kësaj historie të futbollit që do ta shkruan dimri i kopakabanës, dimri I sambës, dimri I brazilit me 5 tituj kampion bote…

Për servisin e dytë publik, televizionin e maqedonisë programin ne gjuhën shqipe, nga Rio de Zhanairo të Brazilit, Artan Ziberi.