Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

28.01.2018 13:25

Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet në rrugë kryesisht të thata, por vende-vende ka prani të lagështisë...

Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet në rrugë kryesisht të thata, por vende-vende ka prani të lagështisë, posaçërisht në vendet malore.
 
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë apelon deri tek shoferët që të jenë të vëmendshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes. Rrokullisje gurësh mund të shfaqen nëpër gryka dhe ngushtica mali.
 
Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga vendi.