Maqedoni

Ahmeti: Marrveshja me Greqinë, sipas modelit të marrveshjes me Bullgarinë

28.01.2018 16:02

Lideri I BDI-së Ali Ahmeti propozon marrveshje me Greqinë sipas modelit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë...

Lideri I BDI-së Ali Ahmeti propozon marrveshje me Greqinë sipas modelit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, me konsenzus mes dy qeverive, e pastaj ratifikimin në dy kuvendet.

Ai këto komete i ka bërë në intervistën për gazetën greke "Katimerini" ku thekson se kohë më të mirë për marrëveshje se tani nuk.

"Mënyra më e mirë për mbylljen e kësaj çështjeje është modeli i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Shkupit dhe Sofjes, përmes konsenzusit mes dy qeverive, e pastaj ratifikimi në dy kuvendet", thotë Ahmeti në intervistë, duke sqarur se qeveria dhe opozita kanë përgjegjësi historike të arrijnë marrëveshje dhe t'i dërgojnë qytetarët dhe vendin në NATO dhe BE.

"Termi Maqedoni në emrin e vendit tonë nuk paraqet kërcënim për integritetin territorial dhe sovranitetin e Greqisë", thotë Ameti për gazetën "Katimerini" dhe u porositi grekëve që të jenë të sigurtë se vendi ynë nuk ka pretendim territorial ose diçka të ngjashme për vendin e tyre, dhe se është absurde të supozohet një gjë e tillë.

Ahmeti paralajmëron se moszgjidhja e problemit mund t'i ringjallë qëndrimet e vjetra për kufinjë të rinj në Ballkan.  

"Nëse ky kontest nuk zgjidhet, punët mund të jenë shumë të këqija. Kur punët shkojnë keq për ne, kjo gjithsesi se do të ketë pasoja edhe për Athinën dhe me këtë mund të ringjallen ambicjet e vjetra të qarqeve të ndryshme me qëndrime arkaike për ndarje, për kufinj të rinj në Ballkan. Vlerësoj se kjo është shumë e rrezikshme për të gjithë ne në tërësi", sqaron lideri i BDI-së. 

Lidhur me atë nëse dhe sa është i mundur konsenzus në Maqedoni për çështjen me emrin, Ahmeti shpreson se presidenti, Gjorge Ivanov nuk do të ketë të njejtën qasje ndaj bisedimeve për emrin siç ishte rasti me ligjin e gjuhëve.

"Zotëri Ivanov lëshoi mundësi të shkëlqyer që ta përmirësojë autoritetin e tij te shqiptarët, duke lënë edhe shenjë të tij në përfundimin e pjesës rregullative të Marrëveshjes së Ohrit. Unë pres të mos ketë qasje të njëjtë edhe për çështjen aq serioze për emrin", citohet ti ketë deklaruar Ahmeti gazetës greke "Katimerini". 

GYLTEN SINANI