Maqedoni
Takimi i kreut shtetëror për emrin, Zaev dhe Ahmeti optimist për procesin; Mickovski: Bisedimet i udhëheq qeveria; Ivanov: Të respektohen interesat shtëtërore
28.01.2018 16:23
Takim informative dhe konstruktiv i kreut shtetëror dhe politik për për propozimet e Ndërmjetësit Metju Nimic...

Takim informative dhe konstruktiv i kreut shtetëror dhe politik për për propozimet e Ndërmjetësit Metju Nimic për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Ky ishte vlerësimi i të gjithë pjesmarrësve në takimin e mbrëmshëm të organizuar nga Minsitria e Punëve të Jashtme, por asnjri nga pjesmarrësit nuk dha detaje për atë se a është i pranueshëm ndonjëri nga propozimet e Nimicit dhe a ekziston harmonizim qëndrimesh mes subjekteve politike.
Kryeministri Zaev theksoi se është optimist dhe se mund të arrihet konsesus kombëtar për çështjen e emrit. Por sipas tij në këtë process është i patjetërsueshëm inkuadrimi i Qeverisë opozirtës kryetarit të shtetit si dhe informimi objektiv i qytatarëve.
“Me zgjidhjen e kontestit bilateral që po zgjat 25 vite, kemi për qëllim të sigurojmë përparim dhe integrim të Republikës së MAqedonisë në BE dhe NATO, si edhe mbrojtjen e interesave nacionale dhe dinjitetin e popullit tonë.Për realizimin e këtyre qëllimeve është e domosdoshme përfshirja e qeverisë, opozitës, presidentit të shtetit si dhe informimin në kohë dhe objektiv të qytetarëve të Maqedonisë. Për këtë duhet vullnet politik dhe guxim nga ana jonë, por zgjidhja është e mundur nëse ky vullnet politik egziston edhe te pala greke”, shprehet kryeministri Zoran Zaev.
Lideri i Bdi së Ali Ahmeti pa dhënë detaje vlerësoi se ky takim ka qenë një ndër takimet më të frytshme deri më tani dhe sipas tij tani po shihet fillimi I fundit të një procesi shumë të rëndësishëm për vendin.
“Ka qenë një ndër takimet më të frytshme dhe sa I takon zhvilliomeve në vend jami të njohtur nga Ministri si dhe ZvKryeministri për takimet me autoritet greke.Unë peronalisht e vlerësoj shumë lartë këtë dialogim mes palëve në kërkim të një zgjidhje të pranueshme për palët unë vlerësoj që është shumë e rëndësishme është që vendi të jetë pjesë e NATOS pjesë e Be së në paqë dhe stabilitet.Mendoj se për detalet nuk dua të cënoj procesin por atëherë kur do ketë momente shumë të rëndësishme do jeni të njoftuar”, shprehet kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
Ndërkohë Lideri I VMRO DPMNE së Hristijan Mickovski tha se nga ky moment procesi i tërësishëm i udhëheqjes së negociatave është në duar të Qeverisë dhe se partia e tij duhet të informohet për të gjitha detajt në këtë plan.
“U prezentua propozimi I Zotit Nimic, I cili pak a shum është I njohur për opinionin. Mund të them se tani e tutje tër procesin për zhvillimin e bisedimeve lidhur me kontestin që Republika e Maqedonisë e ka me Greqinë fqinje e udhëheq qeveria, e cila këtë kontest edhe më tej duhet të vazhdoj ta lëviz. VMRO DPMNE përkrah qëndrimin që Maqedonia duhet të jetë pjesë e Natos dhe BE-së dhe VMRO DPMNE do të qëndrojë fuqishëm pas mbrojtjes së interesave nacionale dhe shtetërore të Maqedonisë”, shprehet kryetar i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Kryetari I shtetit Ivanov tha se pret që Qeveria të vazhdoj të informoj lidhur me të gjitha aktivitetet lidhur me këtë çështje.
“Janë të vlevshme të gjitha takimet në të cilat mund të shkëmbejmë informacionet që kemi edhe atë parasëgjithash në ndërtimin e pozicionit të Republikës së Maqedonisë, i cili gjithmon duhet të jetë në interest ë qytetarëve të MAqedonisë dhe secili ti respektojë interest shtetërore”, shprehet kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov.
U paralajmërua se takime e kreut shtetëror dhe politik do vazhdojnë edhe në të ardhmen rreth zgjidhjes së kontestit me emrin.Lëvizja Besa ka reaguar pasi nuk ishte e ftuar për pjesmarrje në takim.
FLUTURA LATIFI
