Maqedoni

Nimic: Zgjidhja për emrin është e mundur shpejtë; Cipras: I gatshëm për emër të përbërë me emrin Maqedonia

28.01.2018 16:53

Egziston dinamikë për gjetjen e zgjidhjes për emrin deklaron për gazetën greke Katimerini ndërmjetësi i OKB-së për emrin Metju Nimic...

Ai është optimist se në bashkëlpunim me bashkësinë ndërkombëtare, në koordinim me OKB-në, Vashingtonin, Brukselin dhe Berlinin, mund të arrihet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.
 
Takimi Zaev-Tsipras është i një rëndësie historike,ka vlerësuar Nimic. Takimi ndërmjet kryeminsitrave Cipras dhe Zaev në Davos ishte pozitiv dhe i rëndësishëm, një takim me rëndësi të vërtetë historike, nëse përfundimisht sjell deri te zgjidhja e dallimeve të rëndësishme mes dy vendeve fqinje.
 
Nimic thot se është koha për intensifikimin e bisedimeve për arritjen e një marrveshjeje përfundimatare.
 
Duke pasur parasyshë qëllimet e dy kryeminsitrave Nimic thot se javën që vjen do të vizitoj Athinën dhe Shkupin, me qëllim që ta lëvizë procesin. Madje mediat greke paralajmërojnë se zgjidhja mund të arrihet deri në prill të këtij viti. Ndërsa Nimic pa saktësuar thot se zgjidhja mund të arrihet shpejtë.
 
“Mund të kalojmë te një proces i shpejtë për të arritur rezultate pozitive për disa muaj, e ndoshta edhe më herët”, thekson ndërmjetësi i OKB-së, i cili sipas Katimerinit propozon përdorim të gjërë të emrit të ri nga moment I integrimit të vendit në BE, ndërsa për momentin emir I ri të përdoret në forume dhe organizatat ndërkombëtare.
 
Sa u përket vendeve të treat do tu lihet mundësia që ta përdorin emrin të përkthyer ose në gjuhën maqedone, psh nëse zgjidhet emri Republika e Maqedonisë së re vendet do të mund ta përdorin verzionin në gjuhën angleze „Republic of New Macedonia“, apo ta përkthenin në gjuhë tjera.
 
Nga ana tjetër Kryeministri grek, Aleksis Cipras, ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë një “emër të përbërë” që përfshin emrin “Maqedonia” për të zgjidhur mosmarrëveshjen e vjetër rreth emrit të fqinjit ballkanik.
 
Ai tha se ka ende rrugë të gjatë para gjetjes së zgjidhjes, por u shpreh i gatshëm të pranojë një “emër të përbërë… me referencë gjeografike apo historike” që do të përfshinte emrin “Maqedonia”.
 
FLUTURA LATIFI