Maqedoni
Ligji për gjuhët nesër në kuvend: VMRO tenton ta bllokojë me 35.000 amandamente; Analistët: Bllokada dëmton vet VMRO-në
28.01.2018 17:12
Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, nesër ktheht në lexim të tretë në kuvend pasi presidenti Gjorge Ivanov...

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, nesër ktheht në lexim të tretë në kuvend pasi presidenti Gjorge Ivanov dit më pare nuk e nënshkroi dekretin për ligjin.
Ndërkohë, VMRO-DPMNE ka dorëzuar rreth 35.000 amendamente për ligjin, dhe tenton ta bllokojë miratimin e tij me insistimin se ai është në kundërshtim me kushtetutën.
Por nga kjo parti u ankuan se nga shërbimet kuvendore u janë hedhur në kontenjer amandamentet.
“Dikush nga shërbimet kuvendore dje i ka hedhur amandamentet e VMRO-DPMNE-së të parashtruara lidhur me ligjin jokushtetues për dygjuhësi. Kujt i pengojnë amandamentet për ligjin jokushtetues për dygjuhësi? A është ky akt i organizuar dhe sa pesona janë përfshirë në këtë akt të turpshëm jodemokratik. Kush e ka dhënë urdhërin? Me hedhjen e amandamenteve a dëshiron dikush të dërgoj porosi se është i kotë çfardo tentimi për diskutim të argumentuar dhe përbirim juridik të ligjeve jokushtetuese”, Shprehet Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO kërkojnë të ngriten hetime lidhur me atë se kush ua hodhi amandamentet.
Por analistët vlerësojnë se një numër kaq i madh i amandamenteve nga ana e VMRO-DPMNE-së nuk është në shërbim të përmirësimit të ligjit por ka për qëllim bllokimin e tij.
“35 mijë shkronja nuk i ka ligji sa ka parashtruar VMRO-DPMNE Amandamente. Mendoj se kjo është pjesë e ambientit dhe dialogut politik që mbretërorn në vend. Këtu është i përfshirë edhe dialogu politik për emrin dhe dialogun politik rreth reformave që pasojnë ku ligji për gjuhët është vetëm një nga plani 3-6-9”, shprehet analisti Petar Arsovski.
Ky proces do të debllokohet kur VMRO-DPMNE do ta kuptoj se është në humbje nga kjo bllokadë thot analisti politik Arsovski.
Sipas tij, bllokimi i ligjit për gjuhët do ta bëjë të pa pranueshme VMRO-DPMNE-në për të gjitha partit shqiptare, të cilat nuk do të pranojnë të formojnë qeveri me këtë parti edhe nëse do të fitonin numrë të madh deputetësh te maqedonasit.
GYLTENE SINANI
