Maqedoni
Ligji për përdorimin e gjuhëve, zyberi : VMRO do dështojë; Kyç, roli i Xhaferit
28.01.2018 17:34
Sipas juristit, Naser Zyberi, vendimi i presidentit është marë në koordinim me VMRO DPMNE-në dhe atë për dy shkaqe...

Zyberi thotë se me këtë akt Ivanov i mundëson VMRO DPMNE-së një kthim elegant në punën e Parlamentit, me motive gjoja patriotike për të penguar aprovimin e ligjit dhe e dyta që t’i jep mundësinë kësaj partie që përmes amendamenteve të përpiqet që të bëjë marketing politik për gjoja rruajtjen e interesave kombëtare maqedonase.
“Kuptohet, këtu vendimtare do të jetë roli i kryetarit të Parlamentit që seancën ta fus në korniza kushtetuese dhe të Rregullores dhe të mos lejojë që Parlamenti, të dimenzionohet në atë mënyrë që të shndërrohet në një bllokadë të aprovimit të ligjit. Unë thjesht besoj që shumica parlamentare do të mbetet në qëndrimin e kaluar dhe se do të vihet në situatë që Kuvendi të deklarohet dhe ligji përsëri të aprovohet dhe me këtë të hyjë në fuqi”, shprehet analisti Naser Zyberi.
Zyberi nuk përejashton mundësinë, që edhe pas votimit në lexim të tretë, Ivanov të rrefuzojë që ta dekretojë ligjin, edhepse kushtetuta e detyron që ta bëjë një gjë të tillë. Por, sipas Zyberit, edhe pa dekretimin nga Ivanov, ligji do të hyjë në fuqi me fuqi të kushtetutës.
“Që Ivanov mund të bëjë veprime antikushtetuese kjo më është e ditur dhe është provuar disa herë. Edhe me çështje të abolimit të disa funksionarëve shtetëror, me çështjen e refuzimit të dhënies së mandatit prandaj nuk do të habiteshim sikur edhe kësaj rradhe të vepron edhepse Kushtetuta është shumë e qartë në nenin 75, i cili thotë se nëse edhe për herë të tretë ligji aprovohet nga Kuvendi me shumicë apsolute të votave atëherë i njëti është i detyruar që ta nënshkruan dekretin dhe me këtë të hyjë në fuqi. Eventualisht nëse e rrefuzon këtë ligji “ipso jure” me fuqinë juridike të kushtetutës duhet të hyjë në fuqi edhe pa dekretin e presidentit”, shprehet analisti Naser Zyberi.
Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe u miratua me konsensus mes koalicionit të kryesuar nga LSDM dhe të gjitha partive shqiptare. Miratimi i tij u përshëndet nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
SHPËTIM NUREDINI
