Maqedoni

Familja Aliu, në ditë të vështirapër shkak të kushteve, fëmijët e braktisin shkollën

28.01.2018 17:50

Jetesa në shtëpinë që i rrezikonte çdo ditë e me shume familjen Aliu, mungesa e bukës së gojës, sëmundja e zonjes Lavdie...

Jetesa në shtëpinë që i rrezikonte çdo ditë  e me shume  familjen Aliu, mungesa  e bukës së gojës, sëmundja  e zonjes Lavdie, dhe së fundmi  braktisja e  e shkollës nga femijet për shkak të varfërisë, ishin kulmi të këqijave për këtë  familje nga Shkupi. 
 
Zonja e shtëpisë Lavdia,  me gjysëm zëri rrëfen për hallet e saj të përditshme.
 
Skamje gjithandej, që nga buka e gojës e deri tek veshmbathja dhe kulmi i shtëpisë. Mure të mykura, mungesë e shtrojës dhe mbulojës, dhe pothuajse çdo gjëje qe kane nevoj nje shtëpi.
 
“Vetëm  unë si nënë e di si mund tja përballoj kjo ka qen më e re , por tash është vjetëruar, sa kam pas mundësi e kam mbajtë  por pas dridhjeve është dëmtuar shumë, unë si nënë e kam shumë të vështirë”, shprehet zonja e shtepise Lavdie Aliu.
 
Ermali  nëntë vjec dhe Ermiri gati shtatë nuk ndjekin mësimet në shkollë, krejt kjo sipas nënës së tyre në mungesë të kushteve. Nuk duan te shkojne ne shkollë pa rroba, e  pa këpucë.
 
Fëmijët në shkollë janë  përqeshur nga bashkmoshatarët e tyre, dhe më pas nga mllefi nuk kanë dashur tia dijnë për të vijuar mësimin.
 
“Femijët më kanë mbetë pa shkoll pa veshje pa mbathje , pa ushqim pa hangër pa pi ka me ja mbajtë , nuk kam jo jo nuk shkojnë në shkoll , jam mundu kudo me I shti  por nuk shkojnë , e kum qu në shkollë  ama kur vjen nuk shkon më , me thonë nuk kam  kushte nuk kam si shoqeria ime”, shprehet zonja e shtepise Lavdie Aliu.
 
“Cfarë di të shkruash , emrin , jo nuk I di gjitha shkronjat e alfabetit , vetëm emrin  dhe mbiemrin di të shkruaj , pse nuk don me shku ne shkollë me qeshin shokët më ngacmojnë”, shrpehet djali Ermal Aliu.
 
“E dini se gjobat janë të larta si mendoni mi pagu,  po po e di  , po ne rastë se ju sjellin si do ta paguni , nuk kam para do ju them ti ngop me bukë e lëre më të paguaj dënime ”, shprehet zonja e shtepise Lavdie Aliu.
 
Kjo nuk është brengë e vetme e kësaj nëne. Lavdia po përballet edhe me hallin e vet personal. Ajo  është e sëmurë.
 
Andaj ka dëshirë të madhe që femijëve tju siguron të paktën një kulm të shëndoshë mbi koke dhe një të ardhme me të mirë për fëmijët, nuk do të donte asgje me shume thotë ajo para objektivit të kamerës së TVM2.
 
“Kam nevojë  shumë për një kulm mbi kokë , se për me qera nuk kam , social marë  4 mijë denare 2 mije denare vetem hapa me shkojne per veti”, shprehet zonja e shtepise Lavdie Aliu.
 
Realiteti në këtë familje 4-anëtarëshe është i hidhur. Familja jeton në mjerim.
 
Për t’i dalë në ndihmë familjes, luten të gjithë ata të cilët kanë mundësi të thërrasin në numrin celularë të publikuar në ekran,dhe ti ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.
 
HAMIDE IBRAHIMI-EMINI