Maqedoni

73 vjet “Radio Shkupi”, Mustafa: Presim të kthehemi në program 24 orësh

28.01.2018 18:19

Gjatë 73 viteve, Radio Shkupi ka arritur të përmbushë misionin e vet si zë i nevojës së popullatës shqiptare në Maqedoni...

Gjatë një periudhe, Radio Shkupi ishte zëri i vetëm medial në gjuhën shqipe që depërtonte në çdo cep të Maqedonisë si dhe jashtë saj, dhe kjo mbase i jep një imazh dhe reputacion  ende më të madh këtij mediumi.
 
Kryeredaktori i servisit të tretë Haki Mustafa, potencoi se gjatë 17 viteve të fundit kanë patur punësime të vazhdueshme, si dhe pritet që ky kuadër të zgjerohet edhe më shumë. 
 
“17 vitet e fundit kemi patur gjithmonë punsime. Kemi kuadër që presim të zgjerohemi edhe më shumë. Jemi të kënaqur nga kuadri sepse gjithë janë sistematizuar në bazë të pogrameve të cilat i kemi sic është programi i kulturës, informimit, muzikës si dhe sektore të tjera të spikerëve asistentëve”, shprehet kryeredator i servisit të tretë të Radios së Maqedonisë, Haki Mustafa.
 
Por Mustafa thotë se kufizimi i programit në vetëm 17 orë, ëhtsë hendikep për dëgjuesit të cilët nuk duan të ketë ndërprerje programore në Radio Shkupi. Mustafa  shpresojnë se së shpejti do startojnë me program 24 orë. 
 
“Për fat të keq kemi një ndërprerje të programit që na ndahet gjatë ditës në 2 pjesë, që është nje hendikep i madh. Ne shpresojmë që këto ditë do të intervenojmë me një aneks dhe Radio Shkupi do shkoje 24 orë program në gjuhën shqipe”, shprehet kryeredator i servisit të tretë të Radios së Maqedonisë, Haki Mustafa.
 
Me gjithsej 25 gazetarë, tre redaktorë programi,13 redaktorë redaksish, sektori i gjuhës, ai i asistentëve dhe sektori i teknikëve, sot Radio Shkupi, funksionon me një proiram të larmishëm, pjesën më tëmadhe të të cilit e zë programi muzikor.
 
Kjo radio kohëve të fundit i ka emisionet e hapura kontaktive, në të cilën përfshihen të gjitha sferat nga jeta e përditshme, duke filluar nga emisionet e fëmijëve, emisionet për të rritur, emisione nga kultura, ekonomia, emisionet dokumentare, reportazhet nga qeverisja lokale, eurointgrimet, gjithashtu transmeton emisione nga lëmia e shëndetësisë, arsimit , emisione zbavitëse fetare dhe sportive.
 
Por pa dyshim, që radio shkupi do të vazhdojë të njihet në eterin në Maqedoni, si radioja e vetme që ruan me fanatizëm muzikën e pastër shqiptare .  
 
FJOLLA TELAI