Maqedoni

Bashkëpunimi ndërkufitar, 320 mijë euro për Tregjet e Kumanovës dhe Gjilanit

28.01.2018 18:47

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, Komuna e Kumanovës dhe Gjilanit kanë fituar projektin nga Komisioni Europian...

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, Komuna e Kumanovës dhe Gjilanit kanë fituar projektin nga Komisioni Europian për rindërtimin dhe modernizimin e tregjeve të këtyre dy qyteteve.
 
Ditë më parë një delegacion I Kumanovës I udhëhequr nga kryetari Maksim Dimitrievski I shoqëruar nga drejtori I NP “ Tregu “ Ilir Sahiti , ka qëndruar në Gjilan, ku gjatë bisedës me nikoqirët me në krye , kryetarin Lutfi Haziri,  janë prezantuar detajet për realizimin e këtij proekti kapital.
 
“Bëhet fjalë për modernizimin e tregjeve të gjelbra në qytetin e Kumanovës dhe atë të Gjilanit, I fituar nga bashkëpunimi ndërkufitar mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë, konkretisht Komunës së Kumanovës dhe Komunës së Gjilanit “, për TVM2 deklaroi, Ilir Sahiti drejtor I NP “ Tregu“ në Kumanovë. 
 
Proekti për modernizimin dhe zgjerimin e Tregjeve të Kumanovës dhe Gjilanit  kap shumën prej mbi 320 mijë eurove, kurse pritet të realizohet brenda 18 muajve. 
 
“Ky proekt capital kushton afër 320 mijë euro për të dy tregjet . Lidere në këtë proekt do të jetë Komuna e Gjilanit dhe e ka një afat të caktuar për implementimin e këtij proekti në kohëzgjatje prej 18 muaj. Dua të ceki se ky është vetëm një fillim edhe për tregun por edhe për qytetin e Kumanovës , pasi që ne si ndërmarrje publike kemi aplikuar edhe me Republikën e Bullgarisë. Mund të them lirisht se gati I njejti proekt me një Komunë të Bullgarisë dhe presim çdo moment edhe atje të jemi fitues të proektit“ na deklaroi Ilir Sahiti.
 
Krerët e Kumanovës dhe Gjilanit, komuna këto të binjakëzuara ndër vite, kanë paralajmëruar zgjerimin e bashkëpunimit në sfera të ndryshme si dhe thithjen e fondeve të ndryshme evropiane në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar.
 
NEXHAT AQIFI