Botë

Forcat e armatosura turke: Incidentin me një anije greke në ishujt Kardak

28.01.2018 19:35

Forcat e Armatosura Turke kanë njoftuar për një incidentin me një anije greke në ishujt Kardak...

Tentimi i anijes së patrullimit Nikiforos të Forcave Detare Greke dhe të varkës së sigurisë bregdetare për të hyrë në Ishujt Kardak është parandaluar nga Forcat Detare Turke dhe Komanda e Sigurisë Bregdetare të Turqisë.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i armatës turke thuhet se anija e patrullimit Nikiforos të Forcave Detare Greke dhe varka e sigurisë bregdetare me numër LS-70, sot rreth orës 11.30  ka tentuar të hyjë në rajonin e Ishujve Kardak.

Duke vënë në dukje se tentimi është parandaluar nga Forcat Detare Turke dhe Komanda e Sigurisë Bregdetare të Turqisë, në deklaratë thuhet se Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë që të mbrojnë me vendosmëri dhe këmbëngulje të drejtat dhe interesat e shtetit dhe të popullit të Turqisë, të cilat rrjedhin nga e drejta dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

MPB e Turqisë bëri të ditur se nuk i ka lejuar ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos që të vendos kurorë lulesh në rajonin Kardak të Detit Egje me një anije luftarake.