Maqedoni
Anulohet seanca për rastin “Mitmarrja”
29.01.2018 10:33
Gjykimi i sotëm për rastin “Mitmarrja”, ku i akuzuar është kryeministri, Zoran Zaev, është anuluar më 26 shkurt, me arsyetimin se prokurori publik ndodhet në udhëtim zyrtar...

Edhe seancat e fundit u anuluan për shkak të kërkesës së mbrojtjes që video-incizimet e publikuara në youtube mos të jenë dëshmi në këtë proces. Pasi kërkesa e tillë nuk u mor parasysh nga Gjykata Penale, vazhdoi ankesa në Gjykatën e Apelit, e cila ktheu lëndën për vendim të sërishëm në Gjykatën Penale.
Kryeministri, Zoran Zaev, pas anulimit të seancës, për mediat tha se pret gjykim të shpejtë dhe transparent pasi, siç u shpreh, për të si politikan dhe funksionin që bart është me rëndësi të ketë fytyrë të pastër para opinionit. Zoran Zaev në rastin “Mitmarrja” akuzohet se si kryetari i komunës së Strumicës ka kërkuar mito nga biznesmeni, Ivan Nikollov, mbi 160 mijë euro për tokë ndërtimore në Strumicë.
Gjykatësi i lëndës, Darko Todorov, paralajmëroi se në seancën e radhës do të thërritet si dëshmitar i biznesmenin, Nikollov.
