Maqedoni
Dokumentet arrijnë tek gjykatat, lirohen të burgosurit e amnistuar
29.01.2018 11:07
Të burgosurit e parë të amnistuar sot pritet të lëshojnë burgjet e vendit....

Sipas informacioneve të Drejtorisë së burgjeve, tërë dokumentacioni i të burgosurve sot i është dorëzuar gjykatave, të cilat do të sjellin vendim.
Me Ligjin për amnisti propozuar nga ministri i Drejtësisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë votuar më datën 15.01.2018 nga Kuvendi i Maqedonisë, në burgun e Idrizovës nga gjithsej 1754 do të përfshihen 1438 të burgosur. Nga gjithsej 1754 të burgosur në burg të Idrizovës, sipas nacionaliteteve, janë: maqedonas 621, shqiptarë 569, romë 257, turq 43, të tjerë 157, të burgosur në kërkim 107. Me Ligjin për amnisti do të amnistohen gjithsej 1438 të dënuar, 1005 prej tyre do të fitojnë ulje të dënimit me 30% nga dënimi i përgjithshëm i plotfuqishëm. Me Ligjin e amnistisë lirim të menjëhershëm do të fitojnë gjithsej 433 të burgosur: maqedonas 164, shqiptarë 167, romë 61, të tjerë 31. Ligji për amnisti nuk përfshin gjithsej 316 te dënuar, nga këta të nacionalitetit shqiptar 126 të burgosur në burgun e Idrizovës.
Amnistia nuk përfshin të dënuarit me burg të përjetshëm, për vrasje, përdhunim, pedofili, terrorizëm, vepra penale kundër shtetit, kundër rendit dhe qetësisë publike, vepra penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare.
