Maqedoni

Kthimi i Ligjit për gjuhët, protesta para Kuvendit

29.01.2018 11:27

Para Kuvendi të Maqedonisë, në organizim të disa shoqatave qytetare...

Para Kuvendi të Maqedonisë, në organizim të disa shoqatave qytetare, po mbahet protestë kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili sipas organizatorëve është antikushtetues dhe diskriminues.

Organizatorët i bëjnë thirrje popullit maqedonas dhe votuesve në vend  që të dalin në foltoren e Kuvendit dhe të shprehin qëndrimet e tyre për Ligjin e gjuhëve. Organizatorët si dhe përfaqësuesit e këtyre shoqatave në protestën e sotme ndajnë mendimin se“Me votimin e ligjit në fjalë  rrënohen themelet e një shteti, që çon drejt destabilizimit dhe federalizimit të tij, do të rriten urrejtjet etnike dhe do të prishet shoqërua”.

Ata thonë se këto protesta janë vazhdimësi e atyre protestave para gjashtë muajve.