Botë

Sulmi në Kabul, ISIS e mori përgjegjësinë

29.01.2018 13:03

Ministria e Mbrojtjes në Afganistan ka thënë se të paktën pesë militantë kanë sulmuar rojet ushtarake afër akademisë kryesore të tyre në Kabul...

Ministria e Mbrojtjes në Afganistan ka thënë se të paktën pesë militantë kanë sulmuar rojet ushtarake afër akademisë kryesore të tyre në Kabul, duke lënë të vdekur pesë persona dhe duke plagosur 10 të tjerë.

Grupi militant “Shteti Islamik” e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ditës së sotme përmes Agjencisë së tyre të lajmeve “Amaq”. Ky sulm vjen pas disa akteve të tjera të përgjakshme në kryeqytetin afgan, për të cilat talibanët e kanë marrë përgjegjësinë.

Zëdhënësi, Dawlat Waziri, ka thënë se bomba vetëvrasëse ka sulmuar njësinë për mbrojtjen e Akademisë ushtarake “Marshal Fahim” dhe më pas sulmuesit kanë nisur betejën me armë zjarri në të cilën kanë vdekur pesë ushtarë afganë.