Botë
Mot i keq në Francë, Parisi si Venecia, uji i Senës po arrin në 6 metra
29.01.2018 13:19
Sena vazhdon të fryhet duke u kthyer në rrezik serioz për Parisin...

Ujërat e lumit kanë arritur në lartësinë 5,84 metra dhe sipas ekspertëve zor se do të tërhiqet gjatë 24 orëve në vijim. Situatë e ngjashme edhe me lumenjtë e tjerë. Rreth 1.500 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në disa zona të Parisit, ndërsa një numër i ngjashëm kanë mbetur pa elektricitet për shkak të përmbytjeve.
7 linja të metrosë dhe trenave janë mbyllur deri më 5 shkurt, po ashtu si disa rrugë automobilistike që kalojnë pranë Senës. Është mbyllur shërbimi me varka pasi uji është ngritur kaq shumë saqë asnjë varkë nuk mund të kalojë poshtë urave.
Katet e ulëta të muzeut të Luvrit janë mbyllur si masë sigurie, ndërsa në gatishmëri të lartë janë edhe dy muze të tjerë të njohur. Disa zona në rrethinat e qytetit janë mbuluar nga uji dhe ata që nuk janë evakuuar qarkullojnë në rrugë me varka.
