Ndotja e ajrit, Tetova instalon aparate pastrimi në kopshte
Mbi 400 mijë denarë aparatura për pastrimin e ajrit, është donacioni i komunës së Tetovës...

Mbi 400 mijë denarë aparatura për pastrimin e ajrit, është donacioni i komunës së Tetovës në bashkëpunim me kompaninë “Ekotil” nga Shkupi dhe me disa kompani tjera private për kopshtet e fëmijëve në këtë komunë.
Aparaturat jo vetëm që pastrojnë ajrin nga grimcat e rrezikshme, por mbrojnë fëmijët edhe nga viruset dhe bakteriet që qarkullojnë në ajër.
“Është fjala për një donacion të përbashkët që në përfundim kap shumën prej 416 mijë denarësh dhe që ka efekt pastrimi të ajrit jo vetëm nga ndotja e jashtme, por edhe nga sistemet e ndryshme bakterologje apo rreziqet e ndryshme që kanë fëmijët”,- deklaroi kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
“Pastrueset e ajrit janë dhënë nga ana jonë në bashkëpunim me disa kompani të komunës së Tetovës, 50m2, të cilat pastrojnë 590 m3 për një orë, që do të thotë se 5 herë brenda një ore ajri pastrohet në tërësi”,- u shpreh një përfaqësuese.
Komuna e Tetovës planifikon që edhe në të ardhmen e afërt të vazhdojë të instalojë aparatet për pastrimin e ajrit edhe nëpër institucionet e tjera. (Visar Sadiki, TVM2)
