VMRO-DPMNE: Shilegovi të tërheqë propozimet për çmimin e ujit

29.01.2018 16:02

VMRO ka akuzuar kreun e Shkupit, Shilegovin, se po godet në xhep qytetarët e varfër....

VMRO ka akuzuar kreun e Shkupit, Shilegovin, se po godet në xhep qytetarët e varfër duke filluar rritjen e çmimit të ujit, që, sipas VMRO-së, deri në vitin 2020 pritet të arrijë në plus 35%.

Sipas Irena Popovës nga VMRO, deri në 2020 qytetarët do të paguajnë çmim sa për 16 fatura aktuale, duke mundësuar kështu që LSDM-ja nga xhepi i qytetarëve të financojë punësimet partiake.

VMRO-DPMNE kërkon nga Petre Shilegovi që menjëherë të tërheqë propozimet për shtrenjtimin e çmimit të ujit në të gjitha bazat.

“Shkupjanët nuk guxojnë të jenë viktimë e humbjeve dhe zgjidhjeve pa ide që ofron LSDM-ja. Qeveria po godet më të varfrit. Rritja e çmimit të ujit është taksë për qytetarët e varfër, që nga xhepi i tyre do të duhet të financojnë punësimet partiake të LSM-së dhe Shilegovit”.