Aziri-Arikan diskutojnë bashkëpunimin kulturor mes Maqedonisë dhe Turqisë
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri....

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, priti sot në takim drejtorin e Operës dhe Baletit shtetëror të Stambollit, Suat Arikan.
Gjatë takimit u diskutua reth përvojave të bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë në të kaluarën mezs Institucioneve të kulturës.
“Në të ardhmen e afërt, pritshmërisë janë që do të organizohen koncerte, opera dhe koloni të ndryshme artistike. E tërë kjo me qëllim të shkëmbimit të përvojave mes Maqedonisë dhe Turqisë”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.
Arikan është takuar edhe me drejtorin e Filarmonisë së Maqedonisë, Viktor Illieski dhe drejtorin e Operas dhe Baletit të Maqedonisë, Ilija Rajkovski.
