Rastet “Tenderi” dhe “Tifani”, lëndët e PPS-së në gjykim më 19 dhe 21 shkurt

29.01.2018 17:39

Gjykimet për lëndët e hapura nga PPS, “Tenderi” dhe “Tifani”....

Gjykimet për lëndët e hapura nga PPS, “Tenderi” dhe “Tifani”, do të mbahen më 19 dhe 21 shkurt, bëjnë të ditur nga Specialja.

Për rastin “Tenderi”, që ka të bëjë me punët ndërtimore në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi në Shkup, e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska - Milevska.

Në lëndën tjetër “Tifani” për evazion fiskal është e akuzuar gazetarja, Ivona Talevska.

Gjykata e Apelit në Shkup në nëntor vendosi që “bombat” munden të përdoren si dëshmi në procedurën gjyqësore në rastin “Tenderi”.