Protesta para Kuvendit, kundërshtohet Ligji i gjuhëve dhe ndryshimi i emrit
Disa qytetarë dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme para Kuvendit republikan....

Disa qytetarë dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme para Kuvendit republikan kanë protestuar kundër miratimit të Ligjit të gjuhëve.
Ata janë shprehur edhe kundër ndryshimit të emrit kushtetues. Sipas protestuesve, Ligji i gjuhëve është kundër-kushtetues dhe diskriminues.
“Kjo është një protestë mbarëpopullore paralajmëruese, kundër ligjit antikushtetues, diskriminues, separatist për dygjuhësinë dhe ndryshimin e emrit, marrëveshjeve dhe negociatave jolegjitime dhe kapitulluese”,- u shpreh një protestues.
“120 deputetë kundër interesave shtetërore maqedonase. Harrojnë një se ka perëndi dhe do të përgjigjet secili”,- theksoi një protestues.
Ligji për përdorimin e gjuhëve ndodhet në lexim të tretë, pasi që presidenti, Gjorge Ivanov, nuk e dekretoi pas miratimit nga shumica parlamentare. (Naim Ramadani, TVM2)
