Maqedoni
Zjarr në një shtëpi në Manastir, humb jetën 53 vjeçarja dhe djali i saj 17 vjeçar
29.01.2018 18:53
Pak ditë pas zjarrit në Tetovë, një tjetër tragjedi tronditi Maqedoninë...

Nga zjarri që shpërtheu në shtëpinë e tyre mëngjesin e sotëm në Manastir, jetën e humbi një 53 vjeçare dhe djali i saj 17 vjeçar.
Kryefamiljari ka dalë të kërkojë ndihmë, por ka qenë vonë, edhe pse është intervenuar me dy ekipe zjarrfikësish.
Nga SPB - Manastir thonë se janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes për të vërtetuar arsyet e shpërthimit të zjarrit.
Gjithashtu po bëhet edhe autopsia e viktimave dhe po merren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.
