Botë

ShBA, fund ndalimit të hyrjeve nga “vendet e rrezikshme”

30.01.2018 09:28

Pas një viti zhurme të jashtëzakonshme, ShBA i ka dhënë fund ndalimit të hyrjeve të shtetasve nga 11 vende të rrezikut të lartë...

Pas një viti zhurme të jashtëzakonshme, ShBA i ka dhënë fund ndalimit të hyrjeve të shtetasve nga 11 vende të rrezikut të lartë, por vizitorët do të përballen me masa të reja sigurie. Para se të hyjnë në ShBA, sipas sekretares të sigurisë së brendshme, Kirstjen Nielsen, ata do të vlerësohen për rrezikshmërinë që paraqesin. 
 
Në tetor, në masën më të fundit ndaj emigracionit, administrata Trump ndali hyrjen në vend të refugjatëve nga 10 kombe kryesisht myslimane dhe nga Koreja e Veriut. Mes këtyre vendeve janë shtete si Egjipti, Somalia, Siria, Irani, Iraku e të tjera të cilat kanë kontribuuar me 40% të emigrantëve në ShBA gjatë tre viteve të fundit. 
 
Sipas sekretares Nielsen, është e rëndësishme që autoritetet të dinë me siguri se kush hyn në ShBA. Sipas Reuters, që prej tetorit, kur administrata aplikoi ndalimin e hyrjeve, fluksi i emigrantëve u përgjysmua dhe vetëm 23 njerëz nga vendet në fjalë mundën të hyjnë në ShBA.