Botë
Në Gaza, vriten 18 antarë të një familjeje
13.07.2014 17:34
Masakrat izraelite në Gaza kanë hyrë gati në javën e dytë, ndërsa viktimat numërohen rreth 150...

Masakrat izraelite në Gaza kanë hyrë gati në javën e dytë, ndërsa viktimat numërohen rreth 150. Agresioni izraelit nisi me misionin e deklaruar për të “zhdukur” qeverinë ligjore të Hamasit, por në fakt shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë që nuk kanë lidhje me qeverinë.
18 anëtarë të një familjeje palestineze u vranë kur 2 raketa izraelite goditën shtëpinë e tyre pak orë më parë. Disa anëtarë të familjes janë ende të zhdukur, ndërsa kërkimi për të zhdukurit vazhdon në rrënojat e shtëpisë së tyre. Disa nga anëtarët e familjes, si të lënduarit, ashtu edhe trupat e atyre që u vranë, janë sjellë në Spitalin Al-Shifa.
Masakrat izraelite në Gaza kanë hyrë gati në javën e dytë, ndërsa viktimat numërohen rreth 150. Agresioni izraelit nisi me misionin e deklaruar për të “zhdukur” qeverinë ligjore të Hamasit, por në fakt shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë që nuk kanë lidhje me qeverinë.
Sulmet vijnë pak javë pasi Palestina arriti të krijoj një qeveri të unitetit, duke thyer ndarjet mes fraksioneve.
