Maqedoni

Gjykata Penale, Gruevski dhe Jankullovska sot duhet të paraqiten

30.01.2018 11:19

Filloi përsëri seanca dëgjimore për blerjen e paligjshme të Mercedesit super luksoz me vlerë prej 600 000 eurove...

Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, së bashku me ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloskën, sot duhet të paraqiten në Gjykatën Penale. Lëndën me emrin e koduar “Tanku” do ta gjykojë Dobrilla Kaxarska, e cila më herët akuzonte për manipulime gjatë shpërndarjeve të lëndëve. Gruevski nga PPS-ja akuzohet edhe në lëndët “Shuplakat në Qendër”, “TNT” dhe “Fortesa-Shënjestra”.