Maqedoni

Gjykata Penale seancë për lëndën “Toplik”, shtyhet ajo për “Trust”

30.01.2018 11:48

Sot në Gjykatën Penale duhet të mbahet seancë gjyqësore për lëndën e PPS-së “Toplik”...

Sot në Gjykatën Penale duhet të mbahet seancë gjyqësore për lëndën e PPS-së “Toplik”, në të cilën i dyshuar është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, dhe pesë persona tjerë për shitje të tokës ndërtimore në Sopishtë të Shkupit. Këtë lëndë me orarin e ri do ta udhëheq gjykatësi, Osman Shabani.

Në Gjykatën Penale sot duhej të mbahej seancë edhe për lëndën “Trust”, por për shkak të gjendjes shëndetësore të gjykatëses, Lidija Zimbovska, është shtyrë. I dyshuari i parë në lëndën “Trust” është Sead Koçan. Ai dhe dy persona të tjerë fizikë dhe tre juridikë, mes të cilëve edhe udhëheqës të firmës “Transmet” dhe “Sileks”, dyshohen për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it me vlerë prej 17 milionë eurove me dokumente të falsifikuara.