Maqedoni

Ndotja e madhe e ajrit përsëri, aktivizohet transporti publik falas

30.01.2018 11:38

Për shkak të ndotjes alarmante, sot prej orës 10:30 është aktivizuar përsëri transporti publik falas në Shkup, kështu bëri të ditur kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov...

Shilegov tha se janë aktivizuar edhe masat tjera për parandalimin e rritjes së ndotjes së ajrit. Kryebashkiaku, Petre Shilegov, urdhëroi të punësuarit e Qytetit të Shkupit që në punë të shkojnë me autobusë apo transport të organizuar dhe Ndërmarrjen Publike Komunale që të intensifikojë aktivitetet për pastrimin e rrugëve.