Qyteti i Shkupit: Të paguhet tatimi i pronës për vitin 2016
Qyteti i Shkupit i informoi të gjithë personat juridikë dhe fizikë, të cilët nuk kanë paguar tatim të pronës për vitin 2016, urgjentisht t’i shlyejnë detyrimet e tyre....

Ligji për tatime i obligon njësitet e vetëqeverisjes lokale në qoftë se në afatin e caktuar, më saktësisht deri në fund të vitit kalendarik, për të cilin ka mbërritur detyrimi tatimor, nuk është shlyer, të zbatojnë procedurën për pagesë të detyrueshme të tatimit të pronës, si për personat juridikë, ashtu edhe për ata fizikë.
“Procedura për pagesë të detyrueshme të tatimit të pronës për vitin 2016 është në vijim dhe që të evitohet bllokimi i panevojshëm i llogarive transaksionale dhe xhirollogarive, apelojmë dhe i përkujtojmë tatimpaguesit edhe një herë që t’i kontrollojnë pagesat për vitin 2016 dhe në qoftë se nuk e kanë paguar detyrimin, menjëherë ta shlyejnë”,- thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.
