Maqedoni

Trumpi do të mbajë sot fjalimin e parë drejtuar kombit

30.01.2018 12:51

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të mbajë sot fjalimin e parë drejtuar kombit...

Trump do të flasë në Kongresin amerikan pas një viti në detyrë. Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se temë e fjalimit do të jetë “ndërtimi i një Amerike të sigurt, të fuqishme dhe krenare”.
 
Presidenti republikan pritet të lavdërojë rritjen ekonomike, kalimin e legjislacionit për shkurtimin e taksave, si dhe të bëjë thirrje për politika më të ashpra kundër migracionit.
 
Në politikën e jashtme, Trump pritet të theksojë mposhtjen e militantëve të “Shtetit Islamik” në Irak dhe Siri, të qenit i ashpër ndaj programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.