Botë
Masakër në Bagdad
13.07.2014 17:36
Një masakër ka ndodhur sot në kryeqytetin e Irakut, Bagdad...

Një masakër ka ndodhur sot në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, ku disa persona të armatosur kanë vrarë së paku 33 persona, në mesin e tyre edhe 29 femra, ka njoftuar policia irakiane.
Ende nuk dihen motivet e sulmit që ndodhi në lagjen Zajunah. Sulmuesit, të cilët kanë hyrë në dy ndërtesa të banuara, kanë qenë të veshur me uniforma.
Policia pamjet që gjeti në vendin e ngjarjes i cilësoi si të tmerrshme.
Sipas disa raportimeve të medieve të ndryshme të huaja dhe irakiane, ndërtesat e sulmuara kanë qenë shtëpi publike.
Në një prej ndërtesave të sulmuara ishte lënë edhe porosia “Kështu do të përfundojnë të gjitha laviret”.
Banorët lokal për këtë masakër fajësuan një njësi shiite.
