Disa të plagosur në një stacion të metrosë në Tbilisi

30.01.2018 14:36

Kryebashkiaku i Tbilisit, Kakha Kaladze, tha se 14 njerëz janë plagosur....

Kryebashkiaku i Tbilisit, Kakha Kaladze, tha se 14 njerëz janë plagosur nga shembja e një pjese të tavanit në një stacion të metrosë.

Incidenti ka ndodhur të martën në stacionin Varketili të kryeqytetit të Gjeorgjisë.

Kaladze, i cili i ka vizituar të plagosurit në spitalin Ingorokva, tha se në mesin e tyre ka edhe fëmijë.

Ai u tha gazetarëve se qyteti do të paguajë për të gjitha shpenzimet mjekësore për të plagosurit.

Policia e Transportit në Tbilisi ka nisur të hetojë rastin.