Kuvend, deputetët miratuan më shumë ligje

30.01.2018 17:59

Deputetët miratuan shtatë vendime për themelim të grupeve të deputetëve për bashkëpunim....

Deputetët miratuan shtatë vendime për themelim të grupeve të deputetëve për bashkëpunim me parlamente të tjera për kryetarë, anëtarë dhe zëvendës të komisioneve kuvendore, për zgjedhje të anëtarëve të Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive, për të cilat debati kishte përfunduar që dje.

Në lexim të parë u miratuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Avokatin e Popullit që duhet të sigurohet mbrojtje më e madhe e të drejtave të njeriut.

“Projektligji përmban 6 nene që krijojnë një mekanizëm të kontrollit civil, përkatësisht propozimi parasheh që Avokati i Popullit së bashku me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të ndërmarrë veprime dhe masa për sigurimin dhe mbrojtjen e viktimave, të drejtat dhe paraqitjen e interesave të tyre në të gjitha proceduarat dhe rastet e përcaktuara me këtë ligj”,- deklaroi ministri i Drejtësisë, Bilen Sali.

BDI do të mbështet ndryshimet e Ligjit për Avokatin e Popullit, pasi që me zgjerimin e kompetencave ky institucion do të mund t’i zbatojë detyrimet në favor të të drejtave të qytetarëve, tha deputetja e kësaj partie, Mirsade Emini Asani.

“Me këtë propozim-ligj për ndryshim të Ligjit për Avokatin e Popullit mundësohet krijimi i jashtëm korrektues plotësues i sistemit për hetim e që duhet të jetë në përputhje me Ligjin për punë të brendshme, Ligjin për policinë, Ligjin për ndjekjen e komunikimeve, Ligjin për zbatimin e sanksioneve, Ligjin për Prokurorinë Publike dhe të tjera akte dhe nënligje përkatëse. Nga ky propozim-ndryshim i Ligjit për Avokatin e Popullit si pasojë e zgjerimit të kompetencave pritet që Avokati i Popullit ta kryejë punën me sukses duke respektuar të drejtat e njeriut”,- u shpreh Mirsade Emini Asani nga BDI.

Kuvendi në lexim të dytë miratoi edhe disa ligje për të cilat ka përfunduar debati, si për të Ligjin e zbatimit të sanksioneve, plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Prokurori Publike, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, për komunikime elektronike, plotësimin e Ligjit për informata të klasifikuara, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme, si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për libra shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm. (Naim Ramadani, TVM2)