Osmani në Austri, takim me ministrin e jashtëm, Linhart
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Europiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Austri...

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Europiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Austri, realizoi takime me sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë për Punë të Jashtme të Austrisë, Majkl Linhart.
“Kemi progres të dukshëm si në implementimin e reformave të parapara me Planin 3-6-9 dhe progres me menaxhimin sfidave politike, për të cilat presim mesazhe të qarta në kuadër të Strategjisë për zgjerim, të dukshmërisë së perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Osmani në takim.
Ai shtoi se jo vetëm Maqedonia, por edhe vendet e rajonit me përfaqësuesit përkatës për çështje evropiane janë në komunikim të vazhdueshëm, kanë pritje të mëdha nga Strategjia për zgjerim të Komisionit Evropian, që flet shumë për optimizmin e zgjeruar evropian të Ballkanit.
“Republika e Maqedonisë, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, munden dhe duhet të jenë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit”,- citohet të ketë theksuar Osmani në njoftimin e kabinetit të tij.
Ai po ashtu ka shtuar se besueshmëria e perspektivave evropiane të Ballkanit Perëndimor jo vetëm që i ndihmon vetë vendeve që ta mbajnë fokusin drejt reformave dhe afrimit drejt vlerave evropiane, por paraqet edhe përfitim të rëndësishëm për stabilitetin e përgjithshëm të Evropës.
“Kemi shpresa të mëdha nga kryesimi i Bullgarisë me Këshillin e Evropës, por në mënyrë pozitive shohim edhe në kryesimin e Austrisë menjëherë pas Bullgarisë”,- theksoi Osmani.
Ai shfaqi shpresë se Austria me të njëjtën ritëm dhe në mënyrë aktive do të vazhdojë të punojë në procesin e zgjerimit, si dhe shpreson se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Republikën e Maqedonisë edhe proceset e saj eurointegruese në drejtim të fillimit të negociatave për anëtarësim në Union.
