Maqedoni
Incidentet në Kuvend, Abdylfeta Alimit i vazhdohet paraburgimi
30.01.2018 19:18
Pjesëtari i sigurimit të Kuvendit, Abdylfeta Alimi, mbetet në paraburgim nën akuzën e mosveprimit gjatë incidenteve të 27 prillit në Kuvend...

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit ndaj tij me arsyetimin se i njëjti mund të ndikojë në procesin e hetimeve.
Alimi dyshohet për mosveprim derisa deputetët e VMRO-DPMNE-së po hapnin dyert e Kuvendit.
Ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirimin e Alimit me arsyetimin se sipas nenit 236, nëpunësit e sigurimit nuk mund të ndërmarrin masa ndaj deputetëve pa lejen e kryetarit në Kuvendit.
