Alepo, grupi i armatosur pro-qeveritar sulmon karvanin ushtarak turk
Pjesëtarë të grupit të armatosur sirian pro-qeveritar sot sulmuan karvanin ushtarak turk në një paralagje të Alepos...

Karvani prej 55 automjeteve ka lëvizur drejt qytetit Eis, por pas sulmit ushtarët janë kthyer në pjesën perëndimore të Alepos, kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.
Sipas Qendrës, selia e së cilës është në Londër, bëhet fjalë për karvanin më të madh ushtarak turk që ka arritur në atë pjesë të Sirisë, pas fillimit të operacionit ushtarak të Armatës së Turqisë në rajonin veriperëndimor Afrin, që ishte nën kontroll të forcave të kurdëve sirianë.
Autoritetet në Damask tani për tani nuk e konfirmuan sulmin në Alepo, edhe pse paraprakisht paralajmëruan se është e mundshme përgjigje ndaj operacionit turk në Afrin.
