Mbledhje komemorative, nesër varrimi i pilotëve
Në shtëpinë e Armatës së Maqedonisë është mbajtur mbledhja komemorative për katër pilotët e MPB...

Në shtëpinë e Armatës së Maqedonisë është mbajtur mbledhja komemorative për katër pilotët e MPB që humbën jetën nga rrëzimi i Helikopterit.
“Emrat e katër pilotëve , do të jenë pjesë e përkujtimit kolektiv të të gjithë atyre që jetojnë në këto hapësira dhe do të jenë shembull për gjithë gjeneratat e ardhshme. Maqedonia dhe MPB-ja me vdekjen tragjike të pjesëtarëve të saj ka humbur profesionist të jashtëzakonshëm dhe patriot, ndërsa familjet e tyre humbën bashkëshortë e ndejshëm dhe prindër të kujdesshëm”, tha Ndihmës shefi i Qendrës së forcave policore, Sasho Mitevski.
Në mbledhjen komemorative morën pjesë edhe ministra të qeverisë dhe pjesëtarë të forcave policore të cilët u shprehën ngushëllime anëtarëve të familjeve të pilotëve që humbën jetën. Tre nga pilotët do të varrosen nesër në Shkup, ndërsa varrimi i Marjan Trajkoviq u bë sot në Kumanovë.
