Maqedoni
Stoltenberg: Pas zgjidhjes së emrit, Maqedonia pjesë e NATO-s
31.01.2018 12:00
Pas zgjidhjes së çështjes së emrit, Maqedonia do të marrë ftesë nga Aleanca, paralajmëron sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg....

Stoltenberg për gazetën beogradase “Politika” edhe një herë ka theksuar përkushtimin e Aleancës për të mbështetur Maqedoninë në anëtarësimin në NATO, duke shtuar se ka lëvizje pozitive drejt zgjidhjes së çështjes.
"Jam i lumtur që e kam vizituar Shkupin këtë muaj. Mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe dëshirojmë që të ketë sukses në këtë drejtim. Kjo është në pajtim me vendimin e sjellë në Samitin në Bukuresht në vitin 2008 dhe është përsëritur në deklaratat tona në Uells dhe Varshavë. Aleatët u pajtuan se NATO-ja do të dërgojë ftesë për anëtarësim në Aleancë pas zgjidhjes së dakorduar bashkërisht për kontestin e emrit në kuadër të KB-së. Edhe para ca kohësh pamë impuls pozitiv për çështjen e emrit",- tha Stoltenberg.
Stoltenberg thotë se angazhimi i Qeverisë për reformat është gjithashtu i rëndësishëm për NATO-n. Lidhur me gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, sekretari i përgjithshëm i NATO-s konstatoi se ky është rajon me rëndësi strategjike për Aleancën.
"Mbetemi tërësisht të angazhuar, ndërsa kjo ndihmon në promovimin e stabilitetit në rajon. Ne e shohim të ardhmen e rajonit në bashkëpunimin euroatlantik dhe në integrimin e atyre të cilët e duan këtë gjë. Çdo popull ka të drejtë të vendos për të ardhmen e tij dhe të zgjedh masa politike dhe të sigurisë. Ky është parim kryesor i sigurisë evropiane, ky është parim të cilin Rusia gjithashtu e nënshkroi edhe duhet ta respektojë. Zgjerimi i NATO-s është drejtuar kundër Rusisë",- tha Stoltenberg.
