Maqedoni

Tajani, vendet e Ballkanit kanë perspektivë evropiane

31.01.2018 13:04

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë të qartë evropiane dhe në këtë proces mund të konsiderojnë në mbështetjen e Parlamentit Evropian...

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë të qartë evropiane dhe në këtë proces mund të konsiderojnë në mbështetjen e Parlamentit Evropian, por megjithatë topi është në oborrin e tyre, deklaroi kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, në prag të vizitës së tij të sotme në Beograd.
 
Ai për portalin "Juropian Uestren Balkans" deklaroi se Serbia dhe Mali i Zi mund të jeni të gatshme për anëtarësim në BE deri në vitin 2025, duke shtuar se atje ku ekziston vullnet ka edhe mënyrë që të bëhen gjërat.
 
"Nevojitet përparim i rëndësishëm në fushat siç janë sundimi i së drejtës, gjyqësori dhe të drejtat themelore në Mal të Zi dhe Serbi",- shtoi Tajani. Ai gjatë vizitës së sotme në Beograd do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryeministren, Ana Bërnabiq, dhe me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile të organizuar në Konventën Kombëtare të Bashkimit Evropian.
 
Kryetari i Parlamentit Evropian arrin në Beograd disa ditë para publikimit të strategjisë së re të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila pritet më 6 shkurt.