Maqedoni
Rritet numri i të prekurve nga rriqrat
13.07.2014 18:07
Ata që ruajnë kafshë shtëpiake brenda ose jashtë shtëpive të tyre, duhet domozdo të këshillohen me veterinarët.

Ata që ruajnë kafshë shtëpiake brenda ose jashtë shtëpive të tyre, duhet domozdo të këshillohen me veterinarët. Mbajtja e kafshëve shtëpiake bën mirë për nervat por n ëperiudhën e verës kafshët shtëpiake mund të kthehen në fole infeksionesh. Shmangia e kontaktit me kafshët, qofshin ato shtëpiake apo të rrugës, ju mbrojnë nga infeksionet.
Në këtë periudhë tek kafshët shtëpiake mund të hasni pleshta dhe rriqnat, sezoni I këtyre insekteve që iu ngjiten kafshëve shtëpiake, fillon prej pranverës dhe zgjat deri në vjeshtë, por verës i hasim më shumë për shkak të vapës sidomos në mëngjes dhe mbrëmjeve.
“Secili që ruan kafshë shtëpiake,të drejtohet tek veterinari, dhe të pyet se cfarë të bëjë në situata të caktuara, ndonjëherë specifike, të cilat ruhen në oborr apo brenda, të kërkohet zgjidhje apo srategji nga luftimi i parazitëve, sepse ato mund të bartin sëmundje pasi që rreziqet nuk vinë vetëm nga kafshimet. Paraziti shumë rrallë mund të identifikohet pasi ka specifika jo të zakonshme”, shprehet veterinari Denis Osmani.
Veterinarët tregojnë edhe një fakt që ndoshta nuk e keni ditur . nuk preferohet që qentë tuaj ti shëtisni herët në mëngjes.
“Mos i nxjerrin kafshët në orët e hershme të mëngjesit, ata që kanë qen i nxjerrin në ora 6-7 është e preferuseshme që ti nxjerin një orë më vonë kur të ketë diell sepse bilologjikisht e dimë se pleshtat shpërthejnë herët, dhe presin nikoqirin e tyre dhe të futen tek ta”, shprehet veterinari Denis Osmani.
Duhet patur kujdes edhe nga qimet e kafshët shtëpiake edhe nëse kafsha është e vaksinuar sepse mund të ndodhë që gjatë prekjes së qimeve të tyre ato të hyjnë në organizimn e njerëzve dhe më pas të kthehet në problem të vërtetë dhe mund të prek organe të ndryshme.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
