Kanceri në qafën e mitrës, Filipçe: Do të aplikohet vaksinë e re për HPV-në
Vitin e kaluar në Maqedoni janë zbuluar 300 raste me kancer në qafën e mitrës....

Vitin e kaluar në Maqedoni janë zbuluar 300 raste me kancer në qafën e mitrës, nga 27 mijë gra të moshës mes 46 deri në 60 vjet që kanë kryer analiza mjekësore gjatë vitit 2017, njofton “TVM2”.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paralajmëron aplikimin e vaksinës së re për HPV-në.
“Ka mundësi serioze që Maqedonia të jetë një ndër pesë vendet që do të jenë pjesë e Fondacionit “Bill” dhe “Milinda Gejc”, me çka të gjitha femrat e të gjitha grupmoshave, pas kontrolleve adekuate, do të vaksionohen me vaksinën e re 9 valentëshe për HPV”,- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Nga Shoqata për luftë kundër kancerit “Borka”, apelojnë te gratë që të kryejnë kontrolle të rregullta mjekësore. Po ashtu theksojnë nevojën e edukimit të vajzave të reja dhe grave, si dhe krijimin e mundësisë për qasje të barabartë te programet parandaluese dhe trajtimin e infeksioneve.
“Gratë me status më të ulët social dhe një pjesë e grave të bashkësive më të vogla përballen me qasje jo të barabartë për trajtim të kësaj sëmundje vdekjeprurëse, pasi këto gra nuk kanë qasje të mjaftueshme te programet dhe nuk janë mjaftueshëm të informuara”,- u shpreh Biba Dodeva nga Shoqata “Borka”.
Java europiane për luftë kundër kancerit në qafën e mitrës ka filluar më 28 janar dhe do të zgjasë deri më 4 shkurt. (Gyltene Sinani, TVM2)
